Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Dënoj atë çfarë po ndodh për numrin e viktimave, koha të ndalim sherret


Deputetja Rudina Hajdari ka përmendur sot në seancën plenare në Kuvend, akuzat e opozitës jashtëparlamentare ndaj qeverisë për fshehje të numrit të viktimave.

Hajdari tha se e dënon atë që po ndodh me numrin e viktimave të pandemisë, me dy palët që sulmojnë njëra jetrën.

Ajo tha se ka ardhur koha që politika të ngrihet në nivelin që i takon dhe të ndalen sherreth. Ajo thotë se duhet krijuar një lloj Komiteti profesionistësh.

“Pandemia po bën namin. Jo vetëm njohim dikë që e ka kaluar, por njohim edhe dikë që ka humbur jetën. Kjo është një situatë që kërkon të kemi përgjegjësi të larta njerëzore dhe të zhvishemi nga kostumi politik.

Dua të dënoj atë çfarë po bëhet me numrin e vdekjeve. Nga njëra anë kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe nga ana tjetër kemi këta që thonë se shëndetësia është pasuri kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Nuk mund të bëjmë politikë me këtë situatë.

Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, t’ju japim siguri, qartësi për situatën, komunikim të sinqertë e transparent. Nuk mundet sot të qëllojmë njëri-tjetrin. Ndaj ju bëj thirrje të qetësojmë qytetarët e të ndalim sherret. Sot duhet krijuar një lloj komiteti profesionistësh, njerëzit që kanë njohuritë e duhura dhe të mblidhemi si maxhorancë e si opozitë, si diasporë e të shtrijmë dorën, për një strategji të qartë se si do ecim para me këtë pandemi.

Ju bëj thirrje të mos vazhdojmë me retorika të ashpra, pasi votën e ndëshkimit ju do e merrni më 25 prill.”- tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *