Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kopjon logon e Departamentit Amerikan të Drejtësisë


Po thuajse identike, logoja e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion(SPAK) është një kopje e asaj të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Edhe pse mund të jetë normale që te SPAK apo BKH të ketë një ndikim apo mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo duhet të konkretiziohet në punën që ato bëjnë dhe jo në dukjen e logos së institucionit.

Duke i krahasuar me sy të lirë logoja e SPAK është plagjiaturë e asaj të Departamentit të Drejtësisë.

Si në perimetrin e saj të në ngjyrë të florinjtë dhe formën e saj ato janë të njëjta. Gjithashtu edhe fjalët e 3 fjalët motivuese janë përkthyer nga gjuha angleze.

SHBA-të ishin iniciatorët dhe një ndër hartuesit të Reformës në Drejtësi që derivoi në formimin e SPAK por tashmë ky institucion i ka kopjuar edhe logon e institucionit amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *