Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh nga Berati: Sfidat e këtij viti do i fitojmë me sukses, rrugë tjetër s‘mund të ketë


Presidenti Meta ka dhënë një mesazh nga Berati ku ndodhet për një vizitë në Kishën e Spiridhonit.

Kreu i shtetit uron besimtarët ortodoksë për Ditën e Ujit të Bekuar.

Meta thekson se sfidat e vështira të vitit në vijim do tejkalohen me kurajë e do fitohen me sukses, pasi nuk ka rrugë tjetër.

“Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar. Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19. Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t’i tejkalojmë me kurajë dhe do t’i fitojmë me sukses. Rrugë tjetër nuk mund të ketë!” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *