Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtoi me tren dhe pse ishte me Covid, deputetja skoceze arrestohet nga policia


Deputetja skoceze Margaret Ferrier është arrestuar nga policia pasi ajo ka përdorur transportin publik ndërsa ishte infektuar me Covid-19.

BBC shkruan se në muajin shtator Ferrier udhëtoi me tren nga Londra në Glasgow, pasi kishte rezultuar pozitive për koronavirusin.

Ferrier e ka pranuar dhe ka kërkuar falje për këtë.

Deputetja tha se ajo kishte patur “simptoma të lehta” dhe kishte bërë një test, por më pas kishte vendosur të udhëtonte në Westminster sepse “po ndihej shumë më mirë”.

Por pasi mori rezultatin pozitiv, ajo mori përsëri trenin për t’u kthyer në shtëpi. Ferrier tha se “pendohej thellë” për veprimet e saj.

Deputetja u pezullua nga grupi SNP në Westminster dhe drejtuesit e partisë së saj e nxitën që të jepte dorëheqjen për këtë çështje.

Një zëdhënës i Policisë në Skoci tha: “Ne mund të konfirmojmë që oficerët arrestuan dhe akuzuan një grua 60-vjeçare në lidhje me sjelljen e fajshme dhe të pamatur. Kjo pason një hetim të plotë nga Policia në Skoci për një shkelje të rregulloreve të koronavirusit midis dative 26 dhe 29 Shtator 2020. Një raport do t’i dërgohet prokurorit fiskal dhe ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *