Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut ngrin 9 miliardë dollarë fonde iraniane


Koreja e Jugut ka ngrirë mbi 9 miliardë dollarë të fondeve iraniane për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi programin bërthamor të Teheranit, njoftuan sot mediat lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, rreth 3 trilionë won (2,7 miliardë dollarë) të depozituara nga dega e Seulit e Iran Bank Mellat janë mbajtur nga Banka e Koresë, ndërsa rreth 7 miliardë dollarë të parave iraniane të naftës u ngrinë nga Banka Industriale e Koresë dhe Woori Bank.

Tensionet midis Teheranit dhe Seulit janë përshkallëzuar pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të hënën sekuestruan një anije naftëmbajtëse me flamur të Koresë së Jugut në Gjirin Persik për shkeljet e pretenduara të ligjeve mjedisore detare.

Anija që mbante 7.200 tonë etanol shkonte drejt Koresë së Jugut nga porti Al-Jubail i Arabisë Saudite kur u interceptua nga forcat iraniane.

Pas këtij hapi, një njësit koreano-jugor anti-pirateri ka filluar operacionet pranë ngushticës së Hormuz, tha një zyrtar të martën.

“Njësia Cheonghae arriti në ujërat pranë ngushticës së Hormuzit herët gjatë ditës. Ajo po kryen misione për të garantuar sigurinë e shtetasve tanë”, tha zëdhënësi i qeverisë Boo Seung-chan në një konferencë për shtyp.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, tha se Seuli po bën përpjekje diplomatike për të zgjidhur çështjen dhe për të siguruar lirimin e anijes dhe ekuipazhit të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *