Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta aktori i njohur i Teatrit dhe Kinematografisë, Xhemil Tagani


Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, Xhemil Tagani, aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë.

Tagani ka luajtur më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi. Pork a sikatur në veçanti me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” të vitit 1987, si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” të vitit 1976.

Tagani u lind në Tiranë me 6 shkurt të vitit 1945 dhe ka mbaruar studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në vitin 1968.

Në vitin 1968 ai nisi punë si aktor në Teatrin Popullor.

Ndër rolet e tij që do të mbeten gjatë në memorie përmendim: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *