Vendosni fjalën kyçe....

U akuzua se po tërheq vëmendjen nga afera e incineratorëve, reagon Berisha: E kam denoncuar që në 2015, të pritën 2 vite për të firmosur padinë


Sali Berisha ka reaguar pasi u akuzua nga zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa se ditën e sotme përplasja mes grave në selinë blu është tërheqje vëmendje nga afera e incineratorëve.

Në reagimin e Berishës thuhet se Vokshi shkoi në selinë PD për të zhvilluar një mbledhje rutinë.

Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor” –thuhet në reagim.

Më tej Berisha shkruan se ka qenë ndër të parët që ka denoncuar aferën e inceneratorëve që nga viti 2015 edhe në vazhdim.

Së pari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qenë ndër më të parët që ka denoncuar këtë mega afere korruptive në një seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e në vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokes, Berisha ka publikuar dy reagime te forta nder te cilat një dekleratë shteruese në FB e tij në të cilën fakton në mënyrë të pakundershtueshme së Terr Koka meriton plotësisht arrestimin por ai nuk është Koka e grupit të organizuar kriminal dhe se Koka e aferës prej 430 milion euro të djegësave është Kreu i Meduzës së organizatës kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (të cilit deputeti Basha nuk i përmend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj”-shkruan Berisha.

Por në reagim Berisha nuk le pa implikuar Bashën duke thënë se drejtues të departamentit e kanë pritur dy vite me padi në dorë për të bërë zyrtare padinë.

I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues të departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi.

Por sa me lart nuk mund të largojë për asnjë moment vëmendjen dhe shqetësimin për sulmin verbal dhe fizik që Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave të LDG dhe Komisionit të Rithemelimit! Kjo më shumë se çdo gjë tregon respektin dhe fytyrën e vërtetë të Lul Burracakut për figurën dhe rolin e zonjave në Partinë Demokratike! I bëjmë me dije burracakut Basha se do mbajë përgjegjësi personale në përballje me mijëra demokrate, për çdo provokim apo incident që njerëz të paguar prej tij do guxojnë të bëjnë ndaj anëtarëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike”.