Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për emërimin e Xhaçkës e Peleshit


Pasditen e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, kjo për shkak të ndryshimeve të papritura në qeveri në ditët e fundit të 2020-ës.

Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, seanca do të nisë në orën 17:00.

Në fakt Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se Rama pas dorëheqes së Gent Cakajt, emëroi Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme, ndërsa Niko Peleshin ministër të Mbrojtjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *