Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i policisë së Parisit kritikohet ashpër, përdori citimet e liderit bolshevik Trocki në urimet e Vitit të Ri


Shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement, ka bërë bujë pasi citoi revolucionarin marksist, Leon Trotsky, në kartolinën e tij zyrtare të urimeve të Vitit të Ri, dërguar qindra zyrtarëve dhe institucioneve të zgjedhura në të gjithë rajonin.

Pas një viti të vështirë 2020 dhe me sa duket duke kërkuar të frymëzonte disi personat që po uronte, Lallement u tërhoq nga një pasazh nga themeluesi i Ushtrisë së Kuqe Bolshevike, në të cilën Trocki u përpoq të mblidhte ‘shokët’ e tij kundër borgjezisë ruse.

Shefi i policisë franceze zgjodhi disa rreshta nga ‘Volumi Një’ i ‘Shkrimeve Ushtarake’ të Trockit, i datës 21 Prill 1918 – muaj para famëkeqit ‘Terrori i Kuq ’, fushata e dhunës dhe ekzekutimeve e udhëhequr nga Bolshevikët në Rusi.

“Unë jam thellësisht i bindur se ne do të krijojmë rendin e nevojshëm me përpjekje të përbashkëta, pavarësisht se si këndojnë korbat e zinj.” – thuhet në citat.

“Thjesht dijeni dhe mbani mend se jashtë kësaj, shembja dhe shkatërrimi janë të pashmangshme.” – thuhet më tej në urim.

Urimi i tij u kritikua ashpër në Francë. Krerët e disa paritve thanë se shefi i policisë kishte një ‘konceptim të çuditshëm’ të vlerave Republikane të vendit ndërsa të tjerët theksuan se gjatë ‘Terrorit të Kuq’, u vranë të paktën 140 mijë persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *