Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi uron shqiptarët për Vitin e Ri: 2021 sjelltë shpresë dhe energji të reja


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një video ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri.

Kryemadhi thotë se 2020 ka qenë një luftë për të gjithë ku ndikimi i koronavirusit tregoi dobësinë e shtetit dhe u shoqërua me rritje të papunësisë.

Për 2021, Kryemadhi uroi që shqiptarët të sjellin shpresë dhe energji të reja.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve!

2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.

Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.

Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.

Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri.

Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.

Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *