Vendosni fjalën kyçe....

Balla parashikon cilësinë e listave të Bashës: Do jenë më të dobëta se ato të vitit 2017


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për emisionin “Përballë” komentoi edhe zgjedhjet e opozitës për kandidaturat në garën elektorale të 25 prillit duke bërë një parashikim.

Balla parashikon se lista e PD-së do jetë më dobët se ajo në vitin 2017 duke shtuar se kjo është përgjegjësi direkte e Lulzim Bashës dhe lidershipit të munguar prej tij.

Çështja e cilësisë së deputetëve të opozitës parlamentare është një çështje e lidershipit të munguar të Lulzim Bashës në momentin që ulet për të hartuar listat. Dhe unë po ju them sot që listat e Lulzim Bashës ne 2021 do të jenë më të dobëta se ato të 2017. Sepse Lulzim Basha prodhon thënien e mençur të Anjshtajnit që një person që vazhdon të ngulë këmbë në gabim do ta bëjë gabimin dhe më të trashë se atë që bëri përpara”- tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *