Vendosni fjalën kyçe....

“Çështja e Detit”-Rama: Meta dhe Berisha “të paudhë” që kërkojnë shesh për përshesh deri në det


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kreut të Shtetit Ilir Meta i cili e shihte me shqetësim ndjeshmërinë e qytetarëve për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon.

Kryeministri Rama thotë se reagimi i Presidentit Meta nuk është asgjë tjetër veçse “shesh për përsheshin e LSI”.

Më tej ai nuk le pa thumbuar as ish-kryeministrin Berisha, Kryetaren e LSI-së Kryemadhi dhe liderin e PD-së Basha.

Rama i quan Kryemadhin dhe Bashës ndjekës të “të paudhëve” Berisha dhe Meta.

Sipas Ramës e vërteta është e qartë duke theksuar se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka asnjë marrëveshje dhe çështja do shkojë në gjykatë.

Kryeministri Rama shton se zgjerimi me 12 milje nuk ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve.

Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *