Vendosni fjalën kyçe....

SHBA/ Sulm me armë në një qendër bulingu në Illinois, vriten 3 persona e plagosen 3 të tjerë


Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një qendër bulingu në Rockford, Illinois. Policia lokale ka paralajmëruar banorët përreth zonës që të mos lëvizin ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.

Policia lokale iu përgjigj një thirrjeje për ngjarjen në Don Carter Lanes në East State Street rreth orës 7:15 të pasdite, tha shefi i Policisë së Rockfordit, Dan O’Shea.

Ai pohoi se tre njerëz u deklaruan të vdekur dhe tre të tjerë po trajtoheshin në spitalet lokale për të shtëna me armë zjarri.

Sulmi dukej ‘i rastësishëm’ ndërsa autori dyshohet të jetë një person që ka vepruar i vetëm dhe që është ndaluar, shtoi O’Shea. Identitetet e viktimave dhe të të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *