Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku: Nuk ka pasur rritje të çmimit të energjisë që prej vitit 2014, synojmë liberalizimin e tregut


Ministrja e Energjisë deklaroi sot se çmimi i energjisë për konsumatorët familjarët nuk është rritur që prej vitit 2014.

Balluku e bëri deklaratën gjatë një konferencë online me mediat, ku ndër të tjera tha se qeveria po merr masa për të liberalizuar tregun për shërbimin ndaj konsumatorëve.

“Po ndalem pak tek çmimi i energjisë dhe konsumatori familjar, që përbën numrin më të madh i abonentëve në rrjet. Kemi dëgjuar shumë që çmimi këto kohë po përdoret politikisht, por do të doja t’i referoheshit kësaj tabele. Do kuptoni që nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë që nga viti 2014. Ky është një fakt i pakontestueshëm. Nga 18 marsi 2020 të gjithë konsumatorët e linjës 35 KW i drejtohen tregut të lirë me konkurrencë të hapur për të blerë energjinë. Po merren masa për të liberalizuar edhe shërbimin e konsumatorëve të lidhur në rrjetin 20 KW. Viti 2019 do merret si pikë reference, pasi është edhe viti me arkëtimet më të larta: 67.8 miliardë lekë.” – tha Balluku.

Po kështu, ministrja tha se është ulur maksimalisht ulja e humbjeve në rrjet dhe kjo falë mirëmenaxhimit të bërë nga institucioni që drejton.

“Në 2013-ën gjysma e energjisë së transmetuar në rrjet humbiste, ndërsa në 2017-ën arritëm në 46% e sot jemi në 19% të humbjeve. Në disa zona ku ka përfunduar investimi si në Kombinat niveli i humbjeve është 4%, ky është edhe niveli europian i humbjeve. Ne duam që niveli i humbjeve të arrijë atë europian. Kjo gjë është arritur në disa zona. Kostoja e blerjes së energjisë, në 2015-ën ishte 150 miliardë dollarë në vit për mbulimin e humbjeve. Shifër gjatë 2020-ës kemi shpenzuar 70 miliardë dollarë si rezultat i mirëmenaxhimit të kaskadës së Drinit.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *