Ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, që u gjet i masakruar në Itali para pak ditësh, është arrestuar nga policia e vendit fqinj.
Bëhet fjalë për shtetasen Elona Kaleshi, e cila sipas policisë është personi i fundit që është takuar me Shpëtim e Teuta Pashon.
Ajo akuzohet për vrasjen, fshehjen dhe masakrimin e trupave të dy bashkëshortëve që u zhdukën 5 vjet më parë në Itali ndërsa trupat e tyre u gjetën të copëtuar brenda 4 valixheve.
Vajzat e çiftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.