Vendosni fjalën kyçe....

Franca e Britania vendosin të rihapin kufijtë me njëri-tjetrin për transportin e mallrave


Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë hartuar një plan për të rifilluar transportin e mallrave përtej kufirit duke filluar këtë javë, thotë një raport.

Masat e rëna dakord midis Johnson dhe Macron do të njoftohen më vonë dhe do të hyjnë në fuqi nga 23 dhjetori, raportoi BBC, duke cituar ministrin Francez të Çështjeve Evropiane, Clement Beaune.

Bisedime urgjente u mbajtën pasi Parisi vendosi të mbyllë kufirin me Mbretërinë e Bashkuar për 48 orë pas zbulimit të një lloji të ri të koronavirusit në Angli. Ky veprim la një radhë prej gati 1.000 kamionësh të bllokuar në Dover pasi ata nuk ishin në gjendje të kalonin në Francë.

Johnson tha të hënën se ai i kuptonte ‘ankthet’ e Parisit por argumentoi se ‘rreziqet e transmetimit nga një shofer i vetmuar i ulur vetëm në kabinën janë me të vërtetë shumë të ulëta’. Ai premtoi një përgjigje të shpejtë të qeverisë ndaj llojit të ri të virusit.

Më shumë se 40 vende, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, kanë pezulluar fluturimet e pasagjerëve dhe transportin e mallrave nga Britania e Madhe, duke i lënë atë kryesisht të izoluar përpara sezonit të festave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *