Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet njëri nga trupat e gjetur brenda valixheve në Itali


Është identifikuar njëri nga trupat e gjetur në valixhe në Itali ditën e djeshme. Ai i përket Shpëtim Pashos, i cili u zhduk pesë vite me parë në vendin fqinj bashkë me bashkëshorten e tij, Teuta Pasho.

Ndërkohë priten analizat edhe për trupin tjetër. Mësohet se policia italiane ka gjetur edhe një valixhe të katërt me pjesë nga trupat e gjymtuar të dy personave, valixhe që mungonte deri tani.

Ato u zbuluan ditën e djeshme pranë burgut të Soliçianos, në një zonë afër Firences e Livornos ndërsa pas verifikimeve të para u dyshua se i përkisnin çiftit shqiptar.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj, në fytyrën e gruas janë gjetur kocka të thyera e dyshohet se ajo është dhunuar para vrasjes. Është ende mister zhdukja dhe vrasja e çiftit shqiptar të zhdukur para pesë vitesh në vendin apenin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *