Vendosni fjalën kyçe....

Kush do të futet në Malin e Zi duhet të ketë testin negativ të Covid-19


Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar shtetasit shqiptarë që duan të hyjnë në Malin e Zi se nga dita e sotme duhet të kenë me vete testin negativ të Covid-19, në të kundërt nuk do mund të futen në vendin fqinj.

Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë nga çasti i hyrjes në kufirin e Malit të Zi.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

Sa i përket turistëve të huaj që do të akomodohen në hotelet malazeze, njoftohet se hotelet dhe restorantet do të qëndrojnë hapur vetëm në oraret 07.00 deri në orën 16.00, ndërsa më pas do të shfrytëzohet vetëm shërbimi në dhomë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *