Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën, tregues grafiku i Indeksit të Zhvillimit Njerëzor


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar publikimin e rezultateve të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor.

Basha thotë se gjatë qeverisjes nga Kryeministri Edi Rama, vendi ka bërë hapa mbrapa.

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *