Vendosni fjalën kyçe....

Amerikani kërkon dëmshpërblim nga prindërit se i shkatërruan koleksionin e pornove, gjykatësi i jep të drejtë


Një gjykatës në Michigan i ka dhënë të drejtë një 42-vjeçari, që të kërkojë dëmshpërblim nga prindërit e tij që i kanë shkatërruar koleksionin e tij të pornografisë.

Siç shkruan BBC, David Werking i cili po jetonte me prindërit e tij pas një divorci, i paditi ata pasi i kishin prishur koleksionin e pornove që shkonin në një vlerë në mbi 25,000 dollarë.

Prindërit e tij argumentuan se ata i thane që të mos i sillte ato sende në shtëpi.

Gjykatësi tha se edhe pse ishin pronarë të banesës, prindërit e Werking nuk kishin të drejtë të hidhnin sendet e djalit të tyre.

Werking kishte jetuar me prindërit e tij në Michigan për 10 muaj pas divorcit të tij, por u zhvendos në gusht të vitit 2017. Ai tani jeton në Indiana.

Ai tha se kishte lënë koleksionin e tij të “pazëvendësueshëm” të revistave dhe filmave në shtëpinë e prindërve të tij kur u largua fillimisht, dhe më vonë zbuloi se ato mungonin.

Prindërit thanë se nuk ishin të gatshëm ta ndihmonin për të transferuar sendet në Indiana dhe nuk i donin ato në shtëpinë e tyre.

Werking ngriti padi duke argumentuar se sendet ishin shkatërruar në mënyrë të paligjshme në Prill të vitit 2019. Bisedat në email midis Werking dhe babait të tij zbuluan se bëhej fjalë për plot 12 kuti me filma pornografikë dhe dy kuti melodra seksi.

 Werking tha se kishte mbi 1,600 DVD dhe kaseta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *