Vendosni fjalën kyçe....

Panariti thirrje qeverisë: Urgjent të krijohet zinxhiri i ftohës i vaksinave


Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti ka bërë thirrje për autoritetet ekzekutive që të sigurojnë logjistikën për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinën anti-covid.

Panariti shkruan se vaksinat e reja kërkojnë që të qëndrojnë në temperaturë të duhur pasi ato prishen dhe nuk kanë efekt.

Sipas tij duhet të ndërtohet një zinxhir ftohës, pasi në këto momente në Shqipëri nuk ekziston një i tillë.

Postimi i plotë:

Urgjent! Që tani duhet investuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti covid, para se ajo të vijë përndryshe do dështojmë!

Vaksinat janë shumë delikate, prishen shpejt dhe duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta.

Pjesa më e madhe e vaksinave anti covid, si Pfizer dhe Moderna janë vaksina ARN.

Nëse nuk ruhen dhe shpërndahen në temperaturën e duhur, prishen dhe duhen flakur.

Kërkohet pra urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.

Prandaj sa më parë të sigurohen ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur vaksinën sapo të zbresë nga avioni si dhe termuset speciale ngrirës për vaksinatorët që do vaksinojmë popullatën.. Padyshim edhe Autofrigoriferë për ta shpërndarë në gjithë vendin!

Sepse vaksinat nuk mbahen nëpër çanta dhe xhepa!

Mjaft të kujtojmë se Vaksina Pfizer duhet ruajtur dhe shpërndarë në – 70 gradë celsius, ndërsa Moderna në – 20 gradë.

Dhe kjo nuk është e lehtë!

Mendoni pak, edhe për vaksinën e gripit që ruhet në intervalin 2-8 gradë firot nga mos respektimi i ftohjes shkojnë në 25 % sipas një studimi të vitit 2019.

Po për vaksinat që kërkojnë ftohje në – 70 gradë?

Nga ana tjetër disa vaksina si ajo e Pfizer, kërkojnë dy doza në interval dy javor për të garantuar efektshmërinë.

Pra njerëzit pas dozës së parë duhet ti regjistrosh dhe gjurmosh për dozën e dytë.. Përndryshe do dështosh!

Pra duhet investim, veprim dhe organizim dhe jo retorikë boshe!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *