Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Europian miraton buxhetin prej 1.8 trilionë euro


Parlamenti Europian ka miratuar buxhetin 7-vjeçar të për BE-në me një shumicë të konsiderueshme votash, duke përmbushur kështu kushtin që BE-ja të ketë financat e duhura për programet kyçe në vitet e ardhshme.

Buxheti 1.8 trilionë euro dhe paketa për rikuperimin nga ndikimi i pandemisë u pranua nga Këshilli Europian më parë gjatë këtij muaji, dhe kaloi të mërkurën pasdite me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenim.

Buxheti gjithashtu përfshin 15 miliardë euro më shumë për 10 programe që do të rrisin luftën ndaj koronavirusit dhe do të prodhojnë mundësi për gjeneratën tjetër dhe mbrojnë vlerat Europiane.

Presidenti i PE-së, David Sassoli, e quajti “buxhet historik për moment historik” që shtron themelet për një “Europë të gjelbër dhe të drejtë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *