Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron Matvei Petrov-in për medaljen e artë: Ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar


Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar atletin me origjinë ruse Matvei Petrov, që i dha Shqipërisë për herë të parë titullin Kampion Europe në Gjimnastikë.

Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale nga kompeticioni, ndërsa e konsideron këtë një ngjarje të madhe historike për sportin shqiptar.

“Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë!
Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta!
Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer.
Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve!”– shkruan presidenti krahas videos.

Pak ditë më parë, Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov.

Petrov është i pajisur me nënshtetësi shqiptare disa vite më parë, më saktë në vitin 2018. Pas medaljes së artë në Kampionatin Europian, Petrov dhe Hasa tanimë synojnë të fitojnë medaljen olimpike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *