Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Meta do që policët ta dorëzojnë Tiranën në duart e dhunuesve, ta harrojë


Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në “Tëitter” lidhur me protestat e zhvilluara për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Përmes këtij postimi, ai sulmon presidentin e vendit Ilir Meta. Ai thotë se kur policit i kanë nxjerrë syrin protestuesit, presidenti dënon dhunën e policisë. Rama thotë se sipas Metës policia duhet të dorëzojë Tiranën në duart e dhunuesve, por ia pret se duhet ta harrojë këtë.

“Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *