Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Hetimi ndaj Berishës nuk ndikon në aksionin e opozitës


Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi në një intervistë për emisionin “Pa censurë” në RTSH, deklaroi se Sali Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë.

Sipas Bardhit çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë edhe kryeministrin.

Mendoj se, përsa kohë zoti Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë këtu kryeministrin. Pra do të duhet të ketë një qëndrim të tij dhe të zotit Basha, pasi zoti Basha ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i zotit Berisha prej vitit 2005. E kam një shpjegim pse heshtin, por besoj që për opinionin publik shpjegimi do të zbulohet në vijimësi”, tha ai.

Më tej shtoi se çështja penale ndaj ish kryeministrit Berisha nuk do të ndikojë në betejën e grupit parlamentar me qeverinë e kryeministrit Rama.

Kam vënë në dijeni partnerët për atë çka po ndodh në parlament, që opozitës i është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda parlamentit. Praktikisht nuk na njihet mandati i deputetit, të ndërhysh në çështje të brendshme të grupit të PD duke tentuar të poshtërosh 90% të deputetëve të opozitës. Të mohosh të drejtën e 45 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, të mohosh të drejtën e  të 40 deputeteve që të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, të injorosh kërkesat për informacion që janë një e drejtë kushtetuese e deputetëve, të injorosh kërkesat e deputetëve, apo kërkesat për interpelanca me kryeministrin dhe me ministrat, do të thotë që ke mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën në parlament. Ju siguroj se do të jetë një reagim i opozitës që do të vijijojë.

Përsa kohë opozita nuk ushtron dot normalisht funksionet e veta,  edhe maxhoranca nuk do t’i ushtrojë dot dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Gazment Bardhi, duke paralajmëruar një “përplasje” të re të hënën në Kuvend.