Vendosni fjalën kyçe....

Berisha-gazetarëve: Pyeteni Bashën pse nuk shkoi në SHBA


Ish-kryeministri Sali Berish i është përgjigjur Lulzim Bashës, pas deklaratës së këtij të fundit që i kërkoi SPAK-ut të hetonte personat e shpallur “non grata” nga SHBA.

Në një prononcim për mediet jashtë Parlamentit, Berisha iu drejtua gazetarëve ta pyesin Bashën se pse nuk shkon dot në SHBA.

“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye.  

U  nis me Gjekmarkajn në Ëashington , ai u kthye. Ju duhet të pyesni se pse Edi Rama do të mbylli dosjen e rusëve. Në rast se e mohon, të na thotë një dokument për Nik Muzin. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha.”- tha Berisha.