Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër në Maliq (Video)


Dy vëllezër janë gjetur të pajetë paraditen e sotme në një fshat pranë Maliqit.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Andrea Olldashi dhe 31-vjeçarin Martin Olldashi, banues në Pogradec,.

Ata janë gjetur pranë vendit të njohur si ‘Kisha e vogël; ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Trupat e dy vëllezërve u gjetën ditën e sotme të qëlluar me armë zjarri në Maliq. 33-vjeçari Andrea Olldashi dhe 31-vjeçari Martin Olldashi u gjetën të pajetë në fshatin Zirinë pranë vendit të njohur si ‘Kisha e vogël’.

Vëllezërit ishin zhdukur prej tre ditësh, që më 7 dhjetor 2020 ndërsa familjarët kishin dhënë alarmin pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Ata janë gjetur të hedhur në një kanal pranë zonës. Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për ngjarjen e rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona.

VINI RE: Video marrë nga Syri.net

Njoftimi

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”,  janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *