Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Joe Bidenit merret nën hetim për taksat


Djali i Joe Biden, Hunter, është vënë nën hetim për taksat.

Siç shkruan BBC, hetimi po kryhet nga prokurorët federalë në Delaëare.

Hunter Biden tha se ai e ka marrë çështjen “shumë seriozisht” por ishte i bindur se një “rishikim objektiv” do të tregonte se ai i kishte trajtuar punët e tij “ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme”.

Ekipi i Bidenit tha se presidenti i zgjedhur ishte “thellësisht krenar për djalin e tij”.

Në një deklaratë nga ekipi i Joe Bidenit, tha se Hunter kishte “luftuar përmes sfidave të vështira, duke përfshirë sulmet e mbrapshta personale të muajve të fundit, vetëm për të dalë më të fortë”.

Hunter Biden tha se ai mësoi për hetimin të marten, por nuk bëri të ditur ndonjë detaj tjetër.

50-vjeçari është vënë shpesh në shënjestër të kritikave gjatë fushatës zgjedhore 2020, në veçanti për marrëdhëniet e tij të biznesit në Ukrainë dhe Kinë kur Joe Biden ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.

Hetimi i ri në lidhje me taksat e Hunter Biden vjen ndërsa babai i tij mbledh kabinetin e tij. Nëse çështja është ende në vazhdim kur Biden të betohet në detyrë muajin tjetër, Associated Press vëren se i zgjedhuri i Bidenit për prokuror të përgjithshëm mund të mos e shohë çështjen siç duhet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *