Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në tubacionin kryesor të gazit në Iran (Video)


Një shpërthim i madh ka çarë një tubacion gazi natyror në Iranin qendror, ka raportuar Agjencia e Lajmeve Mehr, duke cituar zyrtarë vendas. Ekipet e vlerësimit janë dërguar për të vëzhguar dëmin.

Shpërthimi ndodhi në orët e hershme të së mërkurës pranë qytetit të Borujen, rreth 64 km në jug të kryeqytetit të provincës Shahr-e Kord, sipas Mehr, që citon administratën e qytetit dhe zyrtarët e zjarrfikësve.

“Shpërthimi i i tmerrshëm dhe më pas zjarri u shkaktua nga plasja e linjës kryesore të transmetimit të gazit në vend. Fatmirësisht deri në këtë çast nuk ka persona të lënduar apo viktima.” – citohet të ketë thënë Ismail Yazdani, komandanti i zjarrfikësve dhe shërbimeve të sigurisë në Borujen.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale pretendojnë të tregojnë pasojat e shpërthimit. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin ndërsa një hetim është duke u zhvilluar.