Vendosni fjalën kyçe....

Rama fotografohet në një qendër tregtare në SHBA (FOTOT)


Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë disa ditore në SHBA, ku siç ka deklaruar vetë ka shkuar për të hyrë në bisedime me prodhues të vaksinës anti-Covid dhe ekspertë, në mënyrë që të sjellë sa më parë vaksinën në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij, Rama është fotografuar duke bërë pazar në një qendër tregtare në New York.

Kryeministri siç shihet në këto foto, mban në fytyrë një maskë me ngjyra.

Fotot janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan: “Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë deklarata për mediet dhe nuk dihet si po i ecin bisedimet për vaksinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *