Vendosni fjalën kyçe....

Britania paralajmëron qytetarët: Ata që kanë reaksione alergjike të rënda, s’duhet ta bëjnë vaksinën


Rregullatori i barnave në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se personat me një histori të reaksioneve alergjike të rënda nuk duhet ta bëjnë vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19.

Agjencia Rregullatore e Barnave (MHRA) e bëri ​​paralajmërimin pasi dy anëtarët e stafit të NHS-së (National Health Service), të cilët e bënë vaksinën pësuan reaksion alergjik.

Sipas autoriteteve shëndetësore, të dy personat janë duke u përmirësuar pas reaksionit. Profesori Stephen Poëis, drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS në Angli, tha: “Siç ndodh rëndom me vaksinat e reja, MHRA ka këshilluar mbi baza paraprake që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk duhet ta bëjnë vaksinën pas dy rasteve të djeshme të alergjisë.”

Dje NHS filloi planin e saj gjigant për të vaksinuar të gjithë popullsinë kundër koronavirusit. Të parët që do e bëjnë janë të moshuarit mbi 80 vjeç, personat në rrezik si dhe bluzat e bardha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *