Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Shtetit: Po analizojmë incidentin e vrasjes së 25-vjeçarit, garantojmë se jemi të përkushtuar në mbrojtje të jetës së qytetarit


Policia e Shtetit i ka shprehur ngushëllimet familjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Në një reagim zyrtar policia thekson se po analizojnë në mënyrë intensive të gjitha shkaqet, veprimet e mosveprimet që çuan në incidentin fatal.

Po kështu në deklaratë theksohet se policia garanton qytetarët që mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën për rritjen e sigurisë publike në mbrojtje të jetës e qytetarit.

Reagimi i policisë

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *