Vendosni fjalën kyçe....

“Lleshaj të dorëhiqet”, “Drejtësi për Klodianin”, “Hiqni kapelet” – Qindra qytetarë protestë para Ministrisë së Brendshme


Qindra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të protestuar kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua nga policia në orët e para të mëngjesit të pardjeshëm.

Qytetarët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit ë Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi sipas tyre ai është përgjegjës për dhunën e policisë e vrasjen e të riut.

Ata thërritën ‘Drejtrësi për Klodianin’, ‘Sandër Lleshaj dorëhiqëu’ e thirrje të tjera.

“Drejtrësi, drejtësi. Sandër Lleshi të dorëhiqet pasi nuk është për popull. Ai është përgjegjës për vrasjen e Klodian Rashës. Poshtë komunizmi.” – thërrisnin qytetarët e mbledhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *