Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj për aktin normativ që kompenson çmimet e ndërtimit: Është në favor të investimeve publike


Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuvend për aktin normativ të Qeverisë që kompenson kompanitë për materialet e ndërtimit.

Ndërsa opozita akuzon qeverinë se po i jep para kompanive fituese të tenderave, Ahmetaj tha se ky akt normativ kompenson kompanitë private në favor të investimeve publike, por vepron brenda mundësive të veta.

Ai shtoi se nëse do të jetë e nevojshme, do të vijojnë paketën e re në vjeshtë.

“Në aspektin e panoramës së mbështetjes, ftoj palët dhe qytetarët që të analizojnë veprimet e qeverisë në 3 vitet e krizës që kanë kaluar. Është marrë me qytetarët që kanë humbur shtëpitë, e paprecedentë nga ana sociale, asnjë vend se ka bërë, kanë vënë kredi.

E dyta, në pandemi, u injektua një paketë për t’i ndihmuar. Çfarë ndodhi me ekonominë, 50 mijë vende pune u shpëtuan. Pastaj kategoria e dytë, qytetarët që kanë sipërmarrje të vogla që paguajnë 0 taksa. Ma gjeni precedentin në Evropë. Kjo është filozofia e mbështetjes.

Po ata që paguajnë më pak? Pjesa më e madhe nuk paguajnë asnjë taksë. Dikush nga e djathta më thoshte nuk duhet t’i taksojmë. I thoja, jo nuk duhet t’i taksojmë.

Në krizën nga lufta në Ukrainë, e gjithë bota e ka pranuar krizën e cmimeve që nga energjia deri te ushqimet dhe nuk dihet sa do vazhdojë. Çfarë bëri qeveria? Paketë injektuese për qytetarët në nevojë. Më pas vendosi të mbajë çmimet e energjisë si asgjëkundi tjetër. Ndihmë për peshkimin gjithashtu.  Qeveria ka në fokus qytetarin si konsumator dhe që ka nevojë të ndihmohet në raste krizash. Këtë ka bërë qeveria.

Ju të djathtët duhet ta vendosni. Ne jemi për të gjithë, ju 3%. Investimet publike kanë një ngërç. Çmimet janë rritur. Qeveria kompenson në favor të investimeve publike. Qeveri vepron brenda mundësive të veta, edhe kur premton subvencion. Mundësia kufizohet që nga borxhi deri tek të ardhurat. Kjo po bëjmë ne me këtë akt. Po injektojmë 5-30%. Për një deputet që kupton, ekonomia është rritur. Nga vjen kjo? Vetëm nga fryma e Zotit? Ka lidhje edhe me qeverinë. Është rekord injektimi dhe vendoseni në jeni të djathtë, gjysmë të djathtë apo gjysmë të majtë. Të vijojmë me paketë të re nëse do jetë e nevojshme në vjeshtë.”– tha Ahmetaj.