Vendosni fjalën kyçe....

Sikur po zbarkojnë anijet kozmike, pamja mahnitëse e dritave në qytezën e largët ruse (Video)


Një dukuri e rrallë u vërejt nga banorët e qytetit siberian Tyumen, natën e parë të dimrit, ndërsa  disa ‘shtylla’ drite ngjyrosnin qiellin para agimit me nuanca blu dhe portokalli.

Rrezet e shumta vertikale me shkëlqim mbetën të dukshme në qiell deri në lindjen e diellit, me shumë njerëz që u dyndën jashtë dhe bënë fotografi duke i shpërndarë më pas në mediat sociale.

Pamja mund t’i ngjante një pushtimi të huaj për një dëshmitar imagjinar, pasi dukej sikur në qytetin rus po zbarkonin anijet kozmike. Por duket se nuk ka pasur panik në mesin e vendasve, pasi ‘shtyllat’ e dritës nuk janë shumë të rralla në gjerësitë gjeografike të veriut.

Fenomeni optik ndodh pas muzgut dhe para agimit kur dielli është afër ose poshtë horizontit në temperatura nën minus 20 gradë Celsius dhe në lagështirë të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *