Vendosni fjalën kyçe....

Inteligjenca amerikane: Kina po përpiqet të influencojë ekipin e Bidenit


Agjentët kinezë kanë shtuar përpjekjet për të ndikuar në administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden. Të paktën kështu ka deklaruar një zyrtar i inteligjencës amerikane, shkruan BBC.

William Evanina, nga Zyra Amerikane e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, tha se kinezët po përqendroheshin edhe te njerëzit e afërt me ekipin e Bidenit.

Në një diskutim virtual me institutin Aspen, Evanina tha se Kina ishte përpjekur të përzihej në përpjekjet e SHBA-ve për të zhvilluar një vaksinë koronavirus dhe në zgjedhjet presidenciale.

Ai vazhdoi: “Ne kemi parë gjithashtu një ngritje, e cila ishte planifikuar dhe ne e parashikuam, që Kina tani do të ri-vektorizonte fushatat e tyre të ndikimit në administratën e re të Biden.

Dhe kur e them këtë, atë ndikim malinj të huaj, atë ndikim diplomatik të tepërt ose në steroide, ne kemi filluar ta shohim atë lojë në të gjithë vendin dhe jo vetëm tek njerëzit që do të fillojnë në administratën e re, por edhe tek ata që janë rreth atyre njerëzve.”

Gjatë fushatës presidenciale, Joe Biden dhe Donald Trump bënë akuza të forta ndaj njëri-tjetrin mbi ndikimin nga Pekini.

Trump u përqëndrua në marrëdhëniet e biznesit të djalit të rivalit të tij Hunter Biden në Kinë, ndërsa kandidati demokrat i përmendte atij një llogari bankare që kishte në Kinë.

Ndërkohë John Demers, shefi i departamentit të drejtësisë në sektorin e sigurisë kombëtare, tha se qindra studiues kinezë të cilët kishin lidhje me ushtrinë e vendit të tyre, ishin identifikuar nga hetuesit e FBI-së gjatë verës dhe dyshohen se po kryenin spiunazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *