Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama për OSBE-në: Jemi në krizë në përkeqësim


Kryeministri Edi Rama ka drejtuar sot takimin e 27-të të Këshillit Ministerial të OSBE-së, në cilësinë e kryetarit të radhës të organizatës.

Pasi renditi të gjitha sprovat që ka kaluar OSBE-ja këtë vit Rama theksoi se i është dashur ta drejtojë organizatën në kohët më të trazuara.

Sipas kryeministrit shqiptar, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri të Europës është në një krizë në përkeqësim dhe për këtë ia drejton gishtin vendeve anëtare.

“Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE-së në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi, duke u ulur tani këtu mundem të konfirmoj atë çka paraardhësit e mi kanë ndjerë gjithashtu, ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim.

Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar.

Në vend të kësaj ta shohim në sy, kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së. Supozohet të kishim një vizion të përbashkët për një Evropë demokratike të paqtë dhe të bashkuar.

Ky vizion po largohet gjithmonë e më shumë sepse parimet dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat në pikëpamjet tona po rriten. Përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, përçarja përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve

Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Më duhet ta them këtë, o e keni përzemër këtë organizatë ose jo. Ose doni të promovoni median e lirë, ose nuk doni. Është kaq e thjeshtë, organizata jonë është po kaq e fortë sa angazhimet e saj dhe vullneti për t’i zbatuar këto angazhime. Nëse vullneti mungon si sot, atëherë do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin krizat. Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE-ja mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Është mjaft e trishtueshme, por ajo që ndodh jashtë BE-se ngre barrikadat mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Shqetësimet e njerëzve të zakonshëm bien në rrezik de fakto. Kjo duhet të ndryshojë, sa më shpejt aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Duhet thënë e duhet diskutuar. Në asnjë hapësirë tjetër, përveç se kësaj hapësire të OSBE-së kjo mund të diskutohet dhe me hspresë të ndodhë. Asnjë organizatë më shumë se sa kjo nuk mund të përballet me sfoidën e bashkimit.
Ky ka qenë një vit veçanërisht sprovues për OSBE-në. Pasojat e COVID-it kanë prekur të gjitha fushat. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona.”– thotë Rama.

Kryeministri theksoi se vendet anëtare të BE-së duhet të përqendrohen se si i nxisin instrumentet e OSBE-së dhe ta kthejnë atë në një mjet të mundshëm për të zgjidhur krizat.

Rama u shpreh i keqardhur që iu refuzua oferta e tij për ndërmjetësim të krizës në Bjellorusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *