Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet kamioni në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku deri në 5 kilometra (FOTOT)


Një aksident ka ndodhur këtë paradite në zonën e Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident është përfshirë një kamion i cili ka çarë trafik-ndarësen, siç e tregojnë edhe pamjet e publikuara nga LSA.

Nuk dihen ende nëse ka persona të lënduar apo shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi ngjarjen.

Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar në autostradën Tiranë- Durrës, që shkon deri në 5 kilometra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *