Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Flutura Açkës për protestën: Demokratët kanë fjalën e jo forcën, kush nxit përplasje sot, e dënoftë historia


Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Flutura Açka, ka publikuar bnjë mesazh për demokratët afro 2 orë para nisjes së protestës.

Në mesazhin e saj Açka shprehet se demokratët kanë fjalën dhe jo forcën ndërsa thekson se shqiptarët nuk do ua falin kurrë qoftë një gur të hedhur sot.

Ajo shton se kush nxit përplasje të demokratëve sot, do e dënojë historia.

“Demokratët janë zemër, jo mure, jo dritare, jo orendi!

Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!

Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrë qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.

Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!”- shkruan Açka.