Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Masat shtrënguese s’i vendos unë po Komiteti i Ekspertëve


Kryeministri Rama tha se masat shtrënguese nuk i vendos ai por Komiteti i Ekspertëve.

Gjatë bashkëbisedimit virtual me qytetarët e studentët në portalin studentor në Instagram, kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vëna nga qeveria për të frenuar përhapjen e pandemisë.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos Komiteti i Ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese.” – tha kryeministri.

Gjatë bashkëbisedimt, kreu i qeverisë tha se disa gjëra mund të bëheshin më mirë për sa i përket pandemisë duke pohuar se qeveria ka qenë në lartësinë e duhur të sfidës.

Lidhur me universitetet, ai theksoi se kudo është ndjekur e njëjta strategji duke qenë se ato kanë koeficient të madh rreziku.

“Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu. Bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dh eështë vepruar kështu. Universtietet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *