Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë (Emri)


 

Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot ndërsa të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një lokali.

I plagosur ka mbetur 40-vjeçari me iniciale A.D., ndërsa policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e ngjarjes.

I lënduari është identifikuar si Aleksandër Deda dhe është dërguar me shpejtësi në spital.

Njoftimi

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana  ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *