Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama gjen premtimin e fushatës: Nëse je me 3 kurora do marrësh 3 shtëpi


Ditën e sotme ka nisur prishja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Të pranishëm në nisjen e këtij procesi kanë qenë, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Duket se procesi i rindërtimit do jetë edhe një nga pikat e rëndësishme të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. 

Kjo pasi përveç ndërtimit të banesave apo pallatave, Kryeministri Edi Rama ka filluar të premtojë edhe banesa më tepër për familjet me disa kurora në një shtëpi. 

Rama u në komunikimin e tij me banorët u ka premtuar se në ndërtimet e reja që do kryehen do marrin aq metra katrorë sa ata kanë pasur në apartamentet apo bizneset tashmë të shkatërruara.

Ajo që them unë nuk është mendja ime është një shtet i tërë që merret me këtë punë.  Kush ka biznes do marri biznes. Ke x metra katrorë farmaci do marrësh x metra katrorë. Të gjithë komplet do marrin me firmë dhe vulë biznesin“- tha Rama.

Kryeministri u premtoi se familjet që janë me disa kurora në një vend do marrin aq shtëpi sa janë, konkretisht ai duke sqaruar banorët ditën e sotme tha se nëse dikush ka 3 kurora do marrë 3 shtëpi.

Nëse je me 3 kurora në një shtëpi do marrësh 3 shtëpi. Nuk e bëj unë këtë është me ligj. Dhe po të them  një shtëpi  e shembur. Shko në Farkë, kryetari i PD thotë kishin një shtëpi  4 kurora tani kanë katër shtëpi. Ik shko e shife është e vërtetë“- tha Rama.