Vendosni fjalën kyçe....

29 viktima dhe 1069 raste të reja lidhur me Covid-19, qeveria në Maqedoninë e Veriut kërkon zgjatjen e gjendjes së krizës


Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 duke raportuar shifra të larta.

 Në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar 29 viktima dhe 1 069 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se janë shëruar 1 242 persona.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se përgjatë 24 orëve janë kryer 3 012 testime, ku pozitivë kanë dalë 35% e testeve të kryera.

Kërkohet zgjatja e gjendjes së krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj. Ky vendim vjen për përballjen sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë. Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *