Vendosni fjalën kyçe....

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbulohet identiteti i viktimës dhe lidhja me të dyshuarin organizimit të dy vrasjeve në Elbasan


Mbrëmjen e djeshme në Belgjikë u raportua se u ekzekutua me 8 plumba një shtetas shqiptar.

Identiteti i tij është publikuar disa orë mbas vrasjes. Ardit (Arjan) Spahiu nga Elbasani u ekzekutua në qytetin Molenbeek.

Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve, raporton Report Tv.

Erion Alibej, i dyshuar si organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, mendohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *