Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Shkodër, policia jep detajet


Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur në Shkodër ditën e sotme.

Shtetasi R.H 46-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në afërsi të një pike karburanti.

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër, 

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *