Vendosni fjalën kyçe....

“Rama i ka ofruar para komandantit të UÇK-së për të tërhequr fjalët e mira për mua”-Denoncimi i Bashës


Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë emisionit “Çim Peka Live” duke folur për akuzat ndaj tij për punën gjatë kohës së pas luftës në Kosovë ka bërë një denoncim.

Basha pasi theksoi se akuzat nga Milaim Bellanica në drejtim të tij për kasetën e Krushes u demontuan nda media dhe vetë miku i Ramës, denoncoi se Kryeministri ka shkuar më tej duke i ofruar para një komandanti të UÇK-së për të tërhequr fjalët e mira për kryedemokratin.

Basha nuk pranoi të japë emrin e komandantit të cilit sipas tij i janë ofruar para apo tendera nga Rama.

Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr dhe këtë histori ja rrëzojnë miqtë e tij më të ngushtë, Dash Peza, Paton Haxhiu. Ja nxorën që janë shpifje. Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe I ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *