Vendosni fjalën kyçe....

KED skualifikon nga gara për në Gjykatën Kushtetuese, Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për vakancat për në gjykatën Kushtetuese të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi kandidatën Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanaj.

Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar.

Kandidatët e s’kualifikuar kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A: Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1.Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2.Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

3.Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

4.Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”-thuhet në njoftimin e KED.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *