Vendosni fjalën kyçe....

Osumi në ndotje prej ditësh, pamjet flagrante nga Berati ku Rama do ndërtonte ishull (Video)


Në lumin Osum i cili kalon përgjatë qytetit të Beratit niveli i ndotjes në ujërat e tij dhe në anë të shtratit është në nivele të larta.

Këto ditë vihet re në disa kronika të evidentohet ndotja e lartë madje ka sjellë që ujërat e tij të japin edhe një ngjyrë të zezë.

Në shtratin e tij mund të gjesh edhe kafshë të ngordhura dhe mbeturina.

Ndërsa në “ishullin” e lumit ndryshe nga sa është premtuar që do kthehej në një oaz turistik kanë zënë vend mbeturinat dhe tashmë i shtohet edhe uji i ndotur.

Disa vite më parë kryeministri Edi Rama premtoi të rigjeneronte ishullin në lumin Osum dhe ta shndëronte atë në një ambient të frekuentueshëm për qytetarët.

Foto nga projekti i propozuar për ishullin në Osum


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *