Vendosni fjalën kyçe....

Dështuam në mbrojtjen e izraelitëve, ministri i Financave Bezalel Smotrich


Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich tha të dielën se qeveria po merrte përgjegjësinë për sulmin shkatërrues që lejoi militantët e Hamasit të hynin në Izrael dhe të vrisnin qindra civilë izraelitë, shkruan Reuters.

“Duhet ta pranojmë cciltwrsisht, me dhimbje dhe me kokë të ulur, ne, udhëheqja shtetërore dhe struktura e sigurisë, kemi dështuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve tanë”, tha në një konferencë për shtyp Smotrich, një partner kyç në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Ne nuk arritëm të zbatonim kontratën e pashkruar, e para e këtij lloji mes një shteti dhe qytetarëve të tij. Një kontratë që ishte shkruar me gjak dhe tani është e njollosur me gjak.”