Vendosni fjalën kyçe....

Furishëm SPAK-u, heton qytetarin që i zgjati 10 mijë lekë policit, gjykata e dënon


Një tjetër qytetar është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit, pas një hetimi të kryer nga SPAK-u.

Bëhet fjalë për një qytetarët i cili është gjykuar për akuzën e korruptimit të në punonjësi policie me një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Rigels Ymeri, është dënuar me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 10 mijë lekë të vjetra të një punonjësi policie.

Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e ‘korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, shkruan Shqiptarja.

Fillimisht qytetari në fjalë u dënua me 8 muaj burgim por më pas ky dënim me burg është kthyer në 16 muaj shërbim prove.

Ndërkohë shuma prej 10 mijë lekësh të vjetra është sekuestruar dhe i kalon buxhetit të shtetit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh kur gjykata merr një vendim të tillë për një rast të ngjashëm. Pak ditë më parë një tjetër qytetar u dënua se kishte tentuar të korruptonte një polic rrugor me 10 mijë lekë të vjetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *